• July 23, 2021
 Zbulohen detajet! Pas dy vitesh, më në fund bashkëpunimi i Dhurata Dorës dhe Noizyt tashmë e ka një datë publikimi!


Kjo verë padyshim do të mbahet mend si vera e bashkëpunimeve muzikore.

Bashkime forcash nga më të ndryshmet që nuk i kishim imagjinuar na sollën hite nga artistë të njohur.

E nëse menduat se përfunduan e keni gabim.

Një tjetër super bashkëpunim është në fazat finale mes dy artistëve të njohur.

Bëhet fjalë për Dhurata Dorën dhe Noizyn.

Dyshja kanë xhiruar tashmë videoklipin nga ku zbuluan disa skena dhe mesa duket pritjes së fansave i ka ardhur fundi pasi projekti mëi ri i dyshes do tëpublikohet nesër në orën 23:59 nën titullin “Mi Amor”.

Epo bëhuni gati pasi pas 2 vitesh vjen bashkëpunimi mes dyshes.





BURIMI I LAJMIT

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related post

Contact Us