• July 30, 2021
 Video/ Debutim historik me Barcelonën, Manaj shënon tre herë në miqësore


I transferuar te Barcelona B në janarin e 2020-ës, sulmuesi i Kombëtares Shqiptare Rey Manaj priti plot një vit e gjysmë për të debutuar me fanellën e klubit të njohur katalan dhe e bëri këtë pasditen e sotme në miqësoren ndaj Gimnastic, ku arriti të lërë gjurmë me një tripletë historike, që do të mbetet gjatë në memorie.

Sulmuesi 24-vjeçar u aktivizua nga trajneri Ronald Koeman që në fillim të pjesës së dytë dhe arriti të zhbllokojë ndeshjen në minutën e 60’, teksa pas një rrotullimi të bukur në zonë, dërgoi topin në trekëndëshin e portës kundërshtare.

Në minutën e 85-të ishte Collado që dyfishoi shifrat, por spektakli i Manajt dhe Barcelonës nuk kishte përfunduar ende, pasi sulmuesi shqiptar ia doli të shënojë edhe dy herë të tjera, në të 87-ën me aksion dhe në të 90-ën me penallti, duke vulosur tripletën personale dhe fitoren 4-0 të “blaugranave”.

Rey Manaj ishte në kërkim të një tjetër klubi për të vijuar karrierën, por kjo tripletë mund të bëjë që të fitojë një tjetër shans për të bindur trajnerin Koeman, ose në rastin më të keq, ta ndihmojë që të gjejë një tjetër klub të niveleve të larta.


Top Channel





Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related post

Contact Us