• July 23, 2021
 Skandal kjo çka po ndodh në disa varrime në Kosovë



Teologu, Xhabir Hamiti me anë të një postimi në facebook ka shprehur pakënaqësi  për sjelljet jo njerëzore që bëhen gjatë varrimeve në Kosovë.

Teologu ka treguar se kohëve të fundit ka qenë pjesë e shumë varrimeve e në të cilat ka parë sjellje jo kulturore dhe jo njërëzore nga ana e mysafirëve.

Postimi i plotë:

Disa sjelle jo kulturore dhe jo njerezore te pjesemarresve ne raste te ndryshme te varrimit!

Koheve te fundit,me ka rastisur qe te marr pjese ne disa varrime te ndryshme neper anet e Kosoves.

Kuptohet, qellimi i pjesemarresve ne te tilla raste eshte dhe duhet te jete solidarizimi me te goditurit e dhimbjes per ndarjen e me te dashurit te tyre nga kjo bote.

Prandaj, ne nje atmosfere te tille, te pranishmit se paku duhet te tregohen te heshtur, si shenje respekti per familjaret e goditur nga dhimbja e thelle, e assesi jo i takimit dhe llafimit me njerezite prezentë, dhe ate me ze te larte.

Shume shpeshe kam hasur ne pamje tek varrezat, ku nje pjese e madhe pjesemarresve zhvillon biseda me ze te larte me njeri tjetrin , gjersa i vdekuri apo vdekura pergatitet per varrimin dhe largimin perfundimtar fizik nga kjo bote.

Poashtu has edhe ne nje grup tjeter i cili nuk merr fare pjese ne lutjet kolektive per te vdekurin, dhe nga bisedat qe zhvillojne mes vete pengojne dhe nuk shfaqin as respektin me te vogel per grupin e tubuar ne lutje.

Ata do te duhej te pakten qe , nese veç nuk i bashakangjiten rreshtit te lutjeve, e cila eshte ne vullnetin dhe te drejten e tyre, atehere te permbahen nga folurit dhe shkaktimit te zhurmes kur te tjeret kryejne nje detyre fetare dedikuar per te vdekurin .

Bontoni i qyteterur i pjesemarrjes ne varrime, perveç ballafaqimit ballperball me antaret familjar të kalimtarit në botën tjeter eshte heshtja, e cila duhet te shperfaq, e te pakten siperfaqesisht solidarizimin me dhimbjen e te gjalleve, e gjithesesi edhe respektin per te vdekurin, sado qe ajo dhimbje nuk ndihet nga gjithe njejte.

Ka edhe te tjera sjellje jo te lavderuara edhe nga organizatoret, per te cilat eshte mire te permenden ne te ardhmen poashtu!





BURIMI I LAJMIT

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related post

Contact Us