• July 24, 2021
 Nushi i PSD-së: Naive të mendosh se Evropa nuk e di çfarë krime kanë ndodhur në Kosovë, e Kurti dëshiron t’u hapë sytë me libra


Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, zhvilluan takimin e dytë të hënën në Bruksel në kuadër të bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet të dyjave vendeve, por, pa ndonjë pajtim.





Në këtë takim kryeministri Kurti ka thënë se palëve në Bruksel u ka dhënë disa libra historike për krimet serbe në Kosovë, derisa Vuçiqi i kishte refuzuar këto libra.

Zyrtari i PSD-së, Nol Nushi në “Debat Plus” thotë se është e pavend që ne të shkojmë në Bruksel me libra e t’i mësojmë Evropës historinë.

“Mendoj se është totalisht naive të mendosh se Evropa nuk e di se çfarë krime kanë ndodhur në Ballkan, e kryeministri Kurti dëshiron t’ua hapë sytë botës për Kosovës. Të mendosh se Evropa nuk e di të vërtetën e ne po ua tregojmë me libra të klasës së shtatë, është naive”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Nushi thotë se Albin Kurti e ka për obligim të kryej marrëveshjen, ndryshe sipas tij gjërat nuk do të shkojnë mirë për Kosovën.

“Nëse bllokohet dialogu, Kosova nuk njihet ndërkombëtarisht, mbetet e izoluar, nuk liberalizohen vizat dhe nuk na njohin gjysma e botës”, deklaroi Nushi.

Ai thotë se nuk jemi në vitin 1999 e gjithë bota e ka parë Serbisë si agresor.








BURIMI I LAJMIT

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related post

Contact Us