• July 30, 2021
 Në mesin e shumë personazheve të famshëm, çifti i njohur shqiptar i thonë ‘’PO’’ njëri-tjetrit!


Pas një kohe të gjatë marrëdhënie të lumtur çifti i njohur shqiptar kanë kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë.

Bëhet fjalë për Salsano Rrapi dhe Erjona Kakeli, të cilët kanë shkëmbyer unazat në prani të vajzave të tyre.

Ndërrimi i unazave u bë në festën e ditëlindjes së aktorit që u organizua si befasi nga miqtë e tyre buzë detit në Dhërmi.

Në dasmën e dyshes ishin të pranishëm shumë personazhe të famshëm, kryesisht miq të Salsanos nga spektakli i humorit “Portokalli”.

Mbrëmja ka zgjatur gjatë për ta dhe është mbyllur me disa këngë të qeta të kënduara me kitarë nën dritën e hënës.

Kujtojmë se aktualisht Salsano dhe Erjona janë konkurrentë me njëri-tjetrin, pasi janë pjesë e dy emisioneve të ngjashme, por në televizione të ndryshme. Prej vitesh Salsano është pjesë e “Portokalli”-së si moderator dhe aktor, ndërsa Erjona Kakeli ju bashkua stafit të spektaklit “Kosherja” pak muaj më parë.





BURIMI I LAJMIT

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related post

Contact Us