• July 28, 2021
 Ndërgjegjësohuni për të mbrojtur shëndetin. Ja si e shpjegon rritjen e rasteve me koronavirus




Tirana dhe Durrësi janë dy qytet ku ka më shumë nevojë për vaksinime dhe pikërisht në këtu dy qytet do të jetë i përqendruar edhe fokusi i qeverisë.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu i bëri thirrje nga Sukthi i Durrësit të gjithë personave mbi 18 vjeç që të paraqiten në qendrat e vaksinimit për ta kryer këtë proces pikërisht në këtë javë të hapur të vaksinimit.

Sipas ministres, qytetarët duhet të ndërgjegjësohen për të mbrojtur shëndetin e tyre, pasi kjo nuk është përgjegjësi vetëm e autoriteteve, por edhe e vetë qytetarëve.

“Unë jam vetë në Durrës, për faktin që Durrësi është një nga bashkitë që duhet të fokusohemi më shumë për të rritur mbulesën me vaksina. Tirana është një bashki që duke pasur një numër të lartë të banorëve rezidente mbulesa vaksinale nuk është aty ku ne duam të shkojmë. Prandaj fokusi ynë është që të alternojmë vaksinimin nëpërmjet njësive të vaksinimit të lëvizshëm.

Çdo individë +18 mund të vijë të vaksinohet. Kjo krijon mundësinë që të rrisim mbulesën vaksinale sipas grupmoshave. Me alertin e variantit Delta është një moment i mirë për ndërgjegjësim për të mbrojtur shëndetin. Nuk është vetëm një përgjegjësi e strukturave, por edhe përgjegjësi e çdo qytetari. Vetëm nëpërmjet vaksinimit në do luftojmë virusin”, u shpreh ministrja.

Po ashtu ajo deklaroi se janë të shqetësuar për rriten e rasteve pozitive, por ja si e shpjegon atë:

“Varianti Delta e ka rritur transtumeshmërinë. Edhe në vendin tonë kemi një rritje të lehtë të rasteve. Për të thënë të vërtetën jemi të shqetësuar, sepse kjo sjell hospitalizomë. Ne duhet të rritim vaksinimet për të shmangur hospitalizimet, por edhe fatalitet. Është e rëndësishëm që të vijojmë vaksinime”, sqaroi Manastirliu.

© Panorama.al





Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related post

Contact Us