• July 28, 2021
 Momenti kur gjigantët e Feyenoord zbarkojnë në tokën e Kosovës


Ekspedita e klubit të madh holandez, Feyenoord ka zbarkuar orë më parë në tokën e Kosovës.

Feyenoord do të përballet me nënkampionen e Kosovës, Dritën në kuadër të raundit të dytë në Ligën e Konferencës, shkruan Demokracia.com.

Një ditë para ndeshjes, lojtarët dhe stafi i klubit nga Roterdami kanë mbërritur në Kosovë, ndërkohë që tashmë ndodhen në hotel.

Faqja zyrtare e klubit holandez ka publikuar disa pamje të momentit kur lojtarët zbresin në aeroportin e Prishtinës.

Drita – Feyenoord do të përballen të enjten nga ora 21:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.






Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related post

Contact Us