• July 30, 2021


Ish-konkurrenti i “Përputhen”, Mevlan Shaba, së fundi ka realizuar një bisedë virtuale me ndjekësit në Instastory përmes mundësis ku mund të parashtrojnë pyetje.

E si gjithnjë, pyetjet rreth Ledjanës, ish të dashurës dhe ish – konkurentës, nuk kanë munguar, shkruan “Kosovarja”.

“Cili ka qenë momenti më i mirë me Ledjanën?”, ishte njëra prej pyetjeve të ndjekësve. Këngëtari e kujton akoma atë moment dhe e tregoi shumë haptazi momentin e tyre të ëmbël.

“Akoma qesh kur e kujtoj, ishte momenti kur ne ziheshim dhe sa shikonim njëri-tjetrin në sy qeshnim të dy prapë”, ka zbuluar ai.

Ndryshe, dyshja ka kohë që janë ndarë dhe kanë rrëfyer se nuk ka mundësi për një ribashkim. /Kosovarja/




BURIMI I LAJMIT

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related post

Contact Us