• July 23, 2021
 Ish-truproja i Britney Spears rrëfen dëshminë tronditëse: “Babai i jepte koktejl droge”


Britney Spears i shokoi të gjithë pas rrëfimit të saj në gjykatë mbi kujdestarinë e të atit. Ajo tregoi se për shkak të kujdestarisë i është shkatërruar jeta dhe i kërkoi gjykatës që t’i japë fund sa më parë pa bërë asnjë vlerësim.

Mirëpo të tjera detaje tronditëse kanë dalë në dritë nga kujdestaria e babait ndaj këngëtares së fashme, Britney Spears. Kësaj radhe ka qenë ish-truproja i këngëtares që ka dhënë versionin e tij.

Fernando Flores ka zbuluar se si këngëtarja kontrollohej nga babai i saj, në rrëfimin e tij ai thekson se i ati i jepte asaj koktej me ilaçe të fuqishme.

“Unë doja t’i shpjegoja Britney se çfarë ishte ajo. Tri ilaçe anti-psikotike dhe pilula të kontrollit të lindjes. Ajo fliste për universet paralele”, tha Flores.

Ky i fundit vijoi duke thënë se babai i këngëtares, Jamie e telefononte atë disa herë në ditë. Sipas tij, babai donte të dinte se në çfarë situate ishte.

Gjithashtu Britney-t i duhej që të merrte leje nga babai për çdo gjë që donte të bënte.

Ai më tej tha se Britney kaloi shumicën e kohës së saj duke punuar ose duke parë televizion dhe se ajo nuk u lejua as të dilte e vetme.





BURIMI I LAJMIT

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related post

Contact Us