• July 24, 2021
 Giuffredi del në mbrojtje të Hysajt: Ai është futbollist, nuk e di përmbajtjen politike ose patriotike të “Bella Ciao”


Agjenti i Elseid Hysajt, Mario Giuffredi ka folur për incidentin me tifozët e Lazios.

E gjitha nisi pasi Hysaj kishte kënduar këngën “Bella Ciao” si mirëseardhje para shokëve të skuadrës, shkruan lajmi.net.

Kënga “Bella Ciao” ka përmbajtje komuniste dhe patriotike, e cila është dedikuar si rezistencë kundër regjimit fashist të Mussolinit, por është e njohur edhe nga seriali “La Casa de Papel”. Hysaj nuk e kishte kënduar këngën me ndonjë qëllim politik apo diçka e tillë, mirëpo kjo u prit keq nga tifozët e Lazios.

Sidoqoftë, në mbrojtje të shqiptarit ka dalë edhe Mario Giuffredi, agjenti i tij.

“Por çfarë mendoni ju se ai e di vlerën patriotike ose politike të këngës Bella Ciao!?”, tha ai.

“Është një djalosh shqiptar që mendon vetëm për futbollin, që ka vuajtur shumë për të arritur aty ku është sot”, shtoi ai.

“Nuk e ka menduar domethënjen e këtij refreni, i ka pëlqyer dhe e ka kënduar. Dhe tani ai është brengosur nga e gjitha ajo çfarë ka ndodhur rreth tij”, tha Giuffredi.

“Ka përfunduar në qendër të një mesazhi politik nga i cili nuk ia kishte idenë, ai dëshiron që tifozët ta kuptojnë dhe të luajë futboll, kaq”, përfundoi Mario Giuffredi.

 



Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related post

Contact Us