• August 1, 2021
 Galleone mesazh Juves: Allegri ka nevojë për një merkato në lartësinë e duhur



Ish trajneri dhe mentori i Massimiliano Allegrit, Giovanni Galleone ka dhënë një intervistë për radion “Kiss Kiss Napoli”, ku foli për rikthimin e teknikut te Juventusi dhe tha se familja Angelli ka kuptuar gabimin që bëri me shkarkimin e Max dy sezone më parë.

Si e shihni rikthimin e Allegrit te Juventus?
Max është shumë i motivuar dhe i bindur për këtë rikthim, por jam unë ai që ka dyshime, pasi e shoh Juventusin jo shumë të bindur me lëvizjet që bën në merkato. Sigurisht që ata do të rregullojnë disa gjëra, pro nga një skuadër si Juventusit pritet shumë më shumë.

Për çfarë ka nevojë Juve në merkato?
Juventusit i duhen të paktën 3 apo 4 futbollistë. Locatelli patjetër, por edhe rinovimi me Chiellinin, që mund të luajë 15 apo 20 ndeshje në sezon. Për mendimin tim Juventusi duhet të blejë një qendër të majtë pa u menduar dy herë.

Sa i rëndësishëm ishte rikthimi i Allegrit për Juven?
Familja Agnelli ka kuptuar se largimi i Allegrit pasi kishte fituar disa trofe, nuk ishte zgjedhja e duhur, ndaj rikthimi tani është mjaft i rëndësishëm për bardhezinjtë, që mund të garojnë sërish për trofe të rëndësishëm.



Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related post

Contact Us