• July 30, 2021
 Covid-19 / Shkon mbi 6 milionë numri i të infektuarve në Rusi


Rusia ka regjistruar 23.770 raste të reja me COVID-19 duke çuar numrin e përgjithshëm të infeksioneve në mbi 6 milionë, njoftuan sot autoritetet. Numri i rasteve aktive në Rusi ka arritur në 474.401, sipas Task-Forcës së emergjencës së koronavirusit në vend.

Rreth 784 persona humbën jetën nga virusi gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të vdekurve në të gjithë vendin në 149.922. Të paktën 22.218 pacientë të tjerë u shëruan, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 5.38 milionë.

Ndërkohë, përpjekjet e autoriteteve të Moskës dhanë fryte dhe situata në kryeqytetin rus ka filluar të përmirësohet ndërsa numri i rasteve ditore u zvogëlua gati në gjysmë nga 6.000-7.000 në ditë në 3.000-4.000 në ditë.

Zyrtarët madje lehtësuan disa masa kufizuese, përfshirë edhe testin e detyrueshëm QR për të vizituar restorantet.


Top Channel





Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related post

Contact Us