• July 23, 2021
 Barcelona e publikon listën për miqësoren e sotme: Ftohet një shqiptar


Sulmuesi shqiptar Rey Manaj është ftuar nga trajneri Ronald Koeman për ndeshjen e sotme miqësore kundër Nastic, klubit nga kategoria e tretë e futbollit spanjoll.

Takimi me klubin e Primera Division do të jetë i pari për Barcelonën e Koemanit në përgatitjet parasezonale dhe do të zhvillohet në orën 19:00 në Katalonjë, raporton Gazeta Express.

Ndeshja do të zhvillohen me tifozë në stadiumin “Johan Cruyff”.

Koeman e ka publikuar listën për këtë takim, e cila megjithatë mban emra shumë të panjohur për publikun.

Në të mungon Lionel Messi, natyrisht, i cili është lojtar i lirë tani për tani, pasi marrëveshja me Barçën i mbaroi më 30 qershor.

Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë Manaj, për të cilin flitet se do t’i bashkohet një klubi të ri gjatë kësaj vere, është ftuar për këtë takim nga ekipi B i Barcelonës.

Manaj nuk është i vetmi nga ekipi B që ftohet për këtë takim, pasi Koeman nuk mund të llogarisë në shumë lojtarë të ekipit të parë e as në blerjet e reja.

Ndeshjen e dytë përgatitore Barcelona do të zhvillojë kundër Gironas më 24 korrik.

 



Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related post

Contact Us