• July 24, 2021
 ​Vazhdojnë kërkimet e Chelseat për sulmues, tani vëmendja te ylli I Serie-A



Fituesi i Ligës së Kampionëve Chelsea thuhet se ka bërë një tentativë për sulmuesin e Sassuolos, Domenico Berardi.

26-vjeçari bëri paraqitje të mira për ekipin kombëtar italian në Euro 2020 këtë verë ku edhe u shpall kampion i Evropës pasi e mposhtën Anglinë në finalen e zhvilluar në “Ëembley”

Skuadra e Thomas Tuchel mësohet se mori një refuzim direkt kur ofroi 100 milion euro për anësorin e Juventusit Federico Chiesa javën e kaluar, dhe pas kësaj ata e kanë kthyer vëmendjen e tyre te Berardi, përcjellë KosovaPress.

Sipas “Sportitalia”, Chelsea ka kontaktuar Sassuolon për të diskutuar mbi disponueshmërinë e sulmuesit, ndërsa Borussia Dortmundi dhe Ëest Ham United po monitorojnë gjithashtu situatën e tij.

Përveç Chelseat, edhe treshja e Serie A Milan, Lazio dhe Fiorentina kanë shprehur interesim për Berardin, megjithatë italiani ka më shumë mundësi që të lëvizë jashtë Italisë nëse ai largohet këtë verë.

Berardi, i cili ka kaluar gjithë karrierën e tij në Sassuolo, kishte paraqitje shumë të mira në Serie A sezonin e kaluar, duke shënuar 17 gola dhe tetë asistime në 30 paraqitje.





BURIMI I LAJMIT

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related post

Contact Us