• July 28, 2021


Yll Limani dhe Elvana Gjata para tre ditësh lansuan bashkëpunimin e tyre duke sjellur dy këngë.

“E di x Marre”, titullohen projektet muzikore, shkruan “Kosovarja”.

Së fundi, artisti ka shpërndarë në Instagram prapaskenat nga xhirimet e të dy videoklipeve derisa ai i ka kërkuar falje këngëtares.

Limani i kërkoi falje Gjatës sepse gjatë klipit e kishte ngacmuar atë duke e imituar dhe kënduar këngët e saj.

“M’duhet mu bo ma serioz ne xhirime edhe mi lon njerzt rahat… më fal Elvana, më falni edhe gjithë akpa”, ka shkruar Ylli bashkangjitur me tre video. /Kosovarja/

Shikojini dhe kënaquni dhe ju!






BURIMI I LAJMIT

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related post

Contact Us