• July 28, 2021
 Tym, flakë dhe kaos/ Makina shkrumbohet në dalje të nënkalimit të Laprakës, krijohet trafik (Pamjet)


Një makinë tip “Opel” është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në dalje të tunelit në nënkalimin e Laprakës.

Kjo ka krijuar trafik dhe kaos mes qytetarëve brenda në tunel, ndërsa një qytetare dëgjohet të thotë se zjarrfikësja ka gjysmë ore që nuk ka mbërritur në vendngjarje.

Nuk dihet ende shkaku i flakëve të makinës, ndërsa gazi ka shpërthyer duke kuptuar qartë se ka qenë  me gaz.

Nuk dihet ende nëse ka të lënduar apo jo nga kjo ngjarje.

Vijon…