• July 30, 2021
 “Të gjithë janë të shokuar”, libri i ri i Harry-t trondit sërish Pallatin Mbretëror


Pas lajmit se Harry do të botojë një libër me të pathënat nga jeta e tij, thuhet se Mbretëresha, Princi Charles dhe Princi William janë shokuar plotësisht.

“Unë mendoj se të gjithë janë lodhur kur bëhet fjalë për ata të dy. Ata kanë kaluar 18 muajt e fundit duke bërë gjithçka që i premtuan Madhërisë së saj se nuk do të bënin”, tha një tjetë burim.

Ekspertët mbretërorë e kanë cilësuar këtë veprim si një “ushtrim i bërjes së parave në kurriz të familjes së tij”. Harry nuk e paralajmëroi gjyshen, babanë ose vëllain e tij në lidhje me librin deri në momentin para se të bëhej publik.

“Unë po e shkruaj këtë jo si princi që kam lindur, por si njeriu që jam bërë”, tha Harry.

Nuk vonoi shumë dhe eksperti mbretëror, Kirstie Allsopp iu drejtua:

“Në këtë rast ndalo së përdoruri titullin për të shitur libra.”

Thuhet se në faqet e këtij libri, Harry do të japë dhe versionin e tij të Megxit dhe arsyen pse ai dhe Meghan Markle hoqën dorë nga rolet mbretërore duke u shpërngulur në anën tjetër të oqeanit. Duka i Sussex pritet të hedhë dritë mbi marrëdhëniet e trazuara me babanë e tij, Princin Charles dhe shkaqet e përçarjes së thellë me vëllain e tij më të madh, Princin William.





Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related post

Contact Us