• July 28, 2021
 Rritje temperaturash dhe përmirësim i kushteve atmosferike, njihuni me parashikimin e motit


Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të qëndrueshëm dhe të nxehtë në të gjithë territorin, por në zonat malore pritet të ketë edhe reshje.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të kenë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore, nga 15°C në 25°C, në zonat e ulëta nga 20ºC në 31°C dhe në zonat bregdetare nga 23°C në 33°C.

Era do të fryjë në drejtim Verior-Veriperëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë mbi 3 ballë.

Kosova sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh të cilat do të sjellin mot kryesisht të qëndrueshëm por do të ketë edhe stuhi shiu në disa zona. Temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 15°C në 26°C dhe në zonat e ulëta nga 15°C në 28°C.

Në fotot e mëposhtme do gjeni parashikimin e motit për qytetet kryesore të vendit, Kosovës dhe botës: