• August 1, 2021
 Reflektojnë qipriotët, ndryshon orari i ndeshjes AEL-Vllaznia



Një lajm i mirë për Vllazninë në prag të transfertës qipriote ndaj AEL-it të Limasolit. Sfida e planifikuar për t’u zhvilluar të enjten në orën 16:30 (ora shqiptare), është shtyrë dhe do të startojë në orën 19:00 (ora 20:00 në Qipro).

Vendimi fillestar i klubit të AEL-it për luajtur ndeshjen në orën 16:30 shkaktoi polemika të shumta, pasi bëhej fjalë për një orar kur temperaturat mund të shkonin deri në 38 gradë, çka mund të kishte pasoja edhe në shëndetin e futbollistëve.

Pas kritikave të trajnerit Brdaric, edhe përfaqësuesi i Shoqatës së Futbollistëve Profesionistë në Qipro, reagoi ndaj drejtuesve të AEL-it, duke i akuzuar se po rrezikojnë shëndetin e futbollistëve, vetëm për të fituar një avantazh ndaj shkodranëve të pamësuar me temperatura të tilla.

Megjithatë klubi i AEL-it bëri me dije se vendimi ishte i imponuar, pasi ndriçimi i stadiumit nuk ishte licencuar nga UEFA dhe për të ndryshuar orarin u desh që qeveria europiane e futbollit të mbyllë një sy e të miratojë startin e ndeshjes në orën 19:00 (ora shqiptare).

Ndërkohë shkodranët vijojnë përgatitjet për sfidën e të enjtes dhe vetëm sonte në mesnatë do të nisen drejt Qipros, teksa trajneri Brdaric do të ketë në dispozicion të gjithë futbollistët, përveç brazilianit Da Silva, i cili vijon të jetë i dëmtuar dhe nuk është stërvitur me skuadrën këtë javë.



Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related post

Contact Us