• July 30, 2021
 “Qyteti ishte rrënuar”, shqiptarët ndihmojnë qytetarët nga përmbytjet katastrofike në Gjermani


Përmbytjet në Evropë kanë shkaktuar vdekjen e qindra personave në Gjermani dhe kanë lënë të zhdukur mijëra të tjerë.

Pas dëmeve jashtëzakonisht të mëdha, disa shqiptarë kanë shkuar në Bad Neunar për t’iu dalë në ndihmë të prekurve nga përmbytjet.

Lulzim Hajdaraj ka treguar se dje bashkë me disa miq ishte në qytetin gjerman të prekur nga përmbytjet.

“Me 18.07.2021 ishim ne Bad Neunar, ku ky qytet u perfshi ne vershime te uit. Atje pam qe njerzit ishin te fustruar dhe te habitur se sin eksistenca e tyre mrena nje kohe aq te shkurter minatash koh kishte humbur tersisht qyteti ishte rrenuar pothuajse i teri.!!
Ne shkum sadopak qe ti dalim ne ndihim atyre njerzve qe ne kohen e veshtir qe ne e perjetuam ne Luft erdhe dhe na ndihmuan dhe vzhduan te na ndihmojn edhe sot.. Ju kisha sugjeru secili qe ka koh dhe mundesi ta bej ket sepse ishte shum e duhur dhe e mirpritur nga Banoret atje”, shkruan ai në profilin në Facebook.



BURIMI I LAJMIT

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related post

Contact Us