• July 23, 2021
 Pamje: Mbrojtësi i shënon 2 autogola qëllimisht për ta parandaluar kurdisjen e ndeshjes


Mbrojtësi i Inter Allies, Hashmin Musah, është rrëfyer se i ka shënuar dy autogola qëllimisht në përballjen e së shtunës kundër Ashanti Gold në Premierligën e Ganës, në mënyrë që ta parandalonte një tentim për kurdisjen e ndeshjes nga ekipi i vet.

Ekipi i tij po humbiste 5:0 kur Musah u fut në lojë nga banka e rezervistëve për të shënuar dy herë në portën e portierit të vet në 12 minutat e fundit të takimit, raporton Gazeta Express.

Ai këmbëngul se e kishte bërë këtë qëllimisht, sepse besonte se klubet ishin marrë vesh paraprakisht për rezultatin përfundimtar të ndeshjes, për qëllime bastesh.

“Pas ndeshjes, ekipi im teknik më lartësoi publikisht që e prisha bastin të cilin e kishin vënë ata”, tha Musah për Kumasi FM.

“Unë i premtova trajnerit tim se nëse ai do të më lejonte të futesha në lojë nga stoli, unë do ta prishja bastin. Pas ndeshjes, ekipi im më uroi”, shtoi ai.

“Dëgjova në hotel para ndeshjes se ishte vendosur një bast për 5:1 kundër ekipit tim Inter Allies. Vendosa ta prish bastin sepse unë nuk e pranoj bastin”, nënvizoi ai.

Inter Allies u fut në ndeshjen e fundit të sezonit si ekip i rënë nga Premierliga tashmë dhe po humbiste 5:0 para se të futej në lojë Musah.

Musah u nxor nga loja pak para përfundimit të ndeshjes pasi i shënoi dy autogolat. Derisa video të autogolave të tij janë bërë virale në rrjetet sociale, duke nxitur thirrje për hetim, Ashanti Gold theksoi se nuk ishte përfshirë në kurdisjen e ndeshjes. /Gazeta Express/






Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related post

Contact Us