• July 28, 2021
 Një Ibrahimovic edhe për Bayernin, është me origjinë nga Kosova



Një Ibrahimovic edhe për Bayernin e Mynihut. Nuk bëhet fjalë për ndonjë transferim të bujshëm të gjigantit suedez, i cili ka vendosur të mbyllë karrierën te Milani, por për një djalosh me origjinë nga Kosova, që ka të njëjtin mbiemër.

Ai quhet Arijon Ibrahimovic, është vetëm 15 vjeç dhe i është bashkuar klubit bavarez që në verën e 2018-ës, teksa numëron 9 ndeshje me skuadrën U17, ku ka shënuar dy gola dhe ka dhënë edhe 3 asiste.

Arijoni nuk luan në të njëjtin rol si Zlatan, pasi është fantazist, megjithatë e ardhmja parashikohet e ndritur, aq sa trajneri i ri i Bayernit, Nagelsmann ka vendosur ta thërrasë në grumbullim me ekipin e parë, për të ndjekur nga afër rritjen e futbollistit të talentuar.



Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related post

Contact Us