• July 28, 2021
 Milan në kërkim të fantazisë, përveç Vlasic, del në skenë edhe Coutinho – SuperSport


Fanellën me numrin 10 te Milani do ta veshë spanjolli Brahim Diaz, i cili u rikthye te kuqezinjtë tani për një huazim dy vjeçar, megjithatë Maldini e Massara vijojnë të jenë në kërkim të një fantazisti, për të zënë vendin e lënë bosh nga turku Hakan Calhanoglu.

Emri i parë në listën e drejtuesve milanezë është ai i kroatit Nikola Vlasic, megjithatë problem janë negociatat me klubin rus të CSKA-së së Moskës, që ka edhe pronësinë e kartonit të futbollistit kroat.

Milani ka ofruar një huazim prej 5 milionë eurosh në sezon, me të drejtë blerjeje për 20 milionë euro të tjera, ndërsa rusët pretendojnë të arkëtojnë 30 milionë euro në total dhe njëkohësisht të drejtën e blerjes ta zëvendësojnë me detyrim blerjeje në fund të sezonit të ardhshëm.

Vetë fantazisti 23-vjeçar, që spikati edhe në Europian me Kroacinë, duket se preferon transferimin në Milano dhe ua ka bërë të qartë këtë edhe drejtuesve të CSKA-së, ndaj edhe në miqësoren e fundit para-sezonale nuk luajti për asnjë minutë.

Ndërkohë së fundi ka dalë në skenë edhe emri i brazilianit Philippe Coutinho. Ky i fundit është në pronësi të Barcelonës, megjithatë klubi katalan po punon për ta larguar, pasi punon për të ulur zërin e pagave në listën e shpenzimeve, në mënyrë që të mund të depozitojë edhe kontratën e re të Lionel Messit.

Pikërisht për këtë arsye, drejtuesit e Barcelonës kanë ofruar një shkëmbim mes brazilianit dhe mbrojtësit të Milanit, Alessio Romagnoli, me këtë të fundit që ka mbetur në stol te kuqezinjtë, por mund të gjente jo pak hapësira te katalanët dhe për më tepër ka një pagë lehtësisht të përballueshme.

Por edhe në këtë rast problem mbetet paga e lartë e Philippe Coutinhos , i cili te Barcelona merr rreth 12 milionë euro neto në sezon dhe nëse nuk pranon përgjysmimin e rrogës, Milani nuk ka ndërmend të bëjë asnjë lëvizje për të çuar përpara negociatat.









Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related post

Contact Us