• July 24, 2021
 Merkel viziton zonat e përmbytura në Nordrhein Westfalen



Kancelarja gjermane Angela Merkel do të vizitojë sot zonat e prekura nga përmbytjet në North Rhine Westphalia.

Së bashku me Armin Laschet, kryeministri i shtetit dhe pasardhësi i mundshëm i Merkel si kancelar pas zgjedhjeve të shtatorit, ajo do të vizitojë Bad Muenstereifel në zonën e Euskirchen.

Merkel ka vizituar më parë zonat e prekura në Rheinland-Pfalz, ku u konfirmua që përmbytjet kishin vrarë 117 njerëz që nga e hëna.

Në North Rhine Westphalia, numri i të vdekurve ishte 47, raporton ATSh.

Merkel pritet të flasë me përfaqësuesit e organizatave të ndihmave në qytetin e prekur rëndë nga përmbytjet.

Pas një takimi me banorët ajo pritet të bëjë një shëtitje nëpër zonë.

Qeveria ka thënë se po punon për një paketë të madhe ndihme financiare për rajonin e prekur.





BURIMI I LAJMIT

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related post

Contact Us