• July 24, 2021
 LSDM do të mbështesë LSDM-në


Kryeministri Zaev në një dalje për media u pyet edhe për zgjedhjet lokale, gjegjësisht se kë do të mbështesë LSDM-ja në Komunën e Tetovë, BDI-në apo Lëvizjen Besa. Zaev tha se LSDM do të mbështesë LSDM-në.

“Së pari kemi tre partnerët e koalicionit të cilët sigurisht do të garojnë me kandidatët e tyre. Udhëheqësit tonë lokal thonë se edhe ne duhet të garojmë, disa sondazhe tregojnë se ne i përkasim tre partive të para në nivel lokal. Gjithsesi, zgjedhjet lokale janë zgjedhje për një person dhe nëse kandidati apo kandidatja janë vertetë të motivuar ia vlen të merret në konsideratë. Ne po bëjmë anketa në Tetovë për disa kandidatë të cilët kanë paraqitur kandidaturat në LSDM”, u shpreh kryeministri Zoran Zaev.

Por, disa ditë më parë kur u pyet nga TV21 se kë do të mbështesë LSDM-ja në Tetovë nëse në raundin e dytë shkojnë Teuta Arifi nga BDI dhe Bilall Kasami nga Lëvizja Besa. Zaev i tha televizionit 21 se përgjigja e tij mund të shkakojë problem në koalicion.

“Ende është herët për përgjigje rreth supozimeve të këtilla. Përgjigjja ime e kësaj pyetjeje mund të shkaktojë vetëm problem në koalicionin tonë. Te ne shumica mendon se LSDM-ja do të hyjë në rrethin e dytë me kandidatin e Aleancës. Ende është herët për të folur teorikisht”, tha për TV21, Zoran Zaev – kryetar i LSDM-së.



BURIMI I LAJMIT

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related post

Contact Us