• July 30, 2021
 Kosova debuton me fitore në Kampionatin Evropian për shtetet e vogla



Kombëtarja e Kosovës ka shënuar fitore (70:68) në sekondat e fundit kundër Qipros, në kuadër të grupit B të Kampionatit Evropian për shtetet e vogla.

Basketbollistet tona dhanë maksimumin deri në pikën e fundit, duke iu gëzuar fitores së madhe në debutim n[ ballafaqim që u luajt në Nikosia të Qipros.

“Kosova debuton me fitore, duke mundur Qipron 70:68, me një tre pikësh nga Alexis Tolefreee në sekondën e fundit”, shkruan në faqen e FBK-së.

Basketbollistja amerikane është më meritorja e cila realizoi tresh në fund dhe për fitoren e madhe. Ajo realizoi gjithsej 22 pikë.





BURIMI I LAJMIT

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related post

Contact Us