• July 28, 2021
 Kapiteni Ademi lëndohet, braktisi fushën në Zagreb



Kapiteni i Dinamos nga Zagrebi, Arian Ademi, sonte pati një mbrëmje aspak të mirë, duke u lënduar në minutën e 42-të. 

Ai lëndoi këmbën djathtë dhe u detyrua të largohet nga fusha, kështu që së shpejti do të mësohet shkalla e lëndimit.

Dinamo në “Maksimir” ka triumfuar me rezultat 2:0 ndaj skuadrës qipriote Omonia, në kuadër të rrethit të dytë eliminator të Champions League.

Përderisa futbollisti Ademi u lëndua, reprezentuesi i Kosovës, Lirim Kastrati, u aktivizua në fushë në minutën e 63-të dhe në atë të 65-tën asiston kur Mayer shënon për 1:0.





BURIMI I LAJMIT

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related post

Contact Us