• July 28, 2021
 Duka: I dashur Elsi, je personalitet i futbollit, vlerat e tua do të triumfojnë ndaj dhunës verbale



Elseid Hysaj u gjend në një situatë të pazakonte vetëm pak kohë pasi firmosi me Lazion. Shkodrani, sikurse është rituali për lojtarët e sapombërritur në skuadër, këndoi një këngë para shokëve të tij. Ai zgjodhi himnin e rezistencës partizane në Itali Bella Ciao. Mirëpo zgjedhja e shqiptarit për të kënduar nuk u prit mirë nga ultrasit e djathtë bardhekaltër, të cilët kërkuan llogari, duke detyruar mbrojtësin shqiptar që të hiqte nga rrjetet sociale videon duke kënduar Bella Ciao.

Një gjest i ulët nga tifozët ultras, që është dënuar nga e gjithë bota e sportit, por edhe politikanë ndërkohë që ka ardhur edhe reagimi i menjëhershëm i Presidentit të FSHF-së, Armand Duka, i cili është solidarizuar me mbrojtësin shqiptar. Në një postim në faqen e tij në Facebook, presidenti Duka shkruan se  fakti që Hysaj ka kënduar një këngë, as e cenon e as i jep të drejtë askujt që të vërë në dyshim personalitetin e tij.

Postimi i Dukës

“I dashur Elsi! Ti je dhe do të mbetesh jo vetëm një futbollist i mrekullueshëm, por edhe një personalitet i botës së futbollit. Fakti që ke kënduar një këngë, as e cenon e as i jep të drejtë askujt që të vër në dyshim personalitetin tënd. Jam koshient se vlerat e tua do të triumfojnë përballë dhunës verbale e ideologjike, që nuk kanë asnjë lidhje me futbollin dhe vlerat e këtij sporti magjik. Vazhdo puno e stërvitu, jep më të mirën tënde siç ke bërë gjithmonë. Ne të gjithë të duam e të mbështesim”.



Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related post

Contact Us