• July 30, 2021
 Burri gjendet i vdekur në New York, në gjoks ishte shkruar “Unë prek vajza të vogla” (fotot)


Një burrë 80-vjeçar ishte gjetur sot i vdekur në një ndërtesë apartamentesh në New York, teksa në gjoksin e tij ishte shkruar “Unë prek vajza të vogla”, njoftoi policia.

Identiteti i burrit të moshuar nuk është publikuar nga autoritetet, të cilat thanë se ishte gjetur i zhveshur nga mesi e sipër, me të prera të nxira goditjesh në fytyrë.

Në gjoksin e tij fjalët “Unë prek vajza të vogla” ishin shkruar me bojë të zezë, çka të bën të mendosh se mund të jetë fjala për një hakmarrje të një prej viktimave të abuzimit seksual me të mitura.

Oficerët thanë gjithashtu se në trupin e tij, në pjesën e barkut u gjet gjithashtu e shkruar “Unë marr kukulla në dhomën time për vajza 1-5 vjeç” ndërsa në këmbë ishte shkruar “Unë prek”, sipas burimeve të të përditshmes vendase New York Post.

Policia dhe mjekësia ligjore pritet së shpejti të përcaktojnë shkakun e saktë të vdekjes.