• July 24, 2021
 Bekteshi: Fituam me meritë, por nuk mendoj se ka përfunduar gjithçka


Prishtina ka triumfuar në ndeshjen e parë ndaj Connah’s Quay, në UEFA Conference League.

Skuadra kosovare triumfoi me rezultat 4 me 1.

Ishte një paraqitje fantastike e Prishtinës, në një ndeshje ku ka mundur të shënoi edhe më shumë gola.

Leotrim Bekteshi shënoi golin e parë, kurse Otto John me dy gola dhe një tjetër nga Endrit Krasniqi e vendosen epilogu e këtij takimi.

Pas ndeshjes, golashënues i parë i takimit, Leotrim Bekteshi tha se kundërshtari ishte i vështirë, por që është i lumtur për rezultatin.

Ndeshje shumë e vështirë të them të drejtën. U pa që futbolli i Uellsit është me duele të forta dhe në ajër, por besoj i dominuam edhe në atë aspekt dhe me meritë e fituam ndeshjen. Shpresoj me këtë fitore të lartë shumë ia kemi lehtësuar vetës për ndeshjen e kthimit, pra nuk mendoj se ende ka përfunduar gjithçka, kemi edhe 90 minuta tjerë për të kaluar raundin duke mos ia lënë rastit asgjë. Futbolli e ka këtë, herë shënojmë herë shpëtojmë, ndjenjë e mirë që arrita t’i bëjë të dyja sot“, tha ai.

 



Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related post

Contact Us