• July 30, 2021
 “Albin, Serbisë i dole guxhë e s’po munden me t’ra shtagë si komandantit, as me t’thanë ‘çuti’”


Aktori Çun Lajçi, me anë të një postimi në Facebook i është drejtuar me disa fjalë kryeministrit të vendit, Albin Kurti lidhur me zhvillimet e fundit në skenën politike.





Lajçi me këtë rast i tha kryeministrit Kurti, se është treguar i suksesshëm duke filluar nga lobimi për njohjen nga Greqia, pjesëmarrja në festivalin e filmit në Kanë e deri tek dita e djeshme në takim me presidentin serb Aleksandër Vuçiq.

Po ashtu, Lajçi e cilësoi opozitën e Kurtit si të paditur.

Postimi i plotë:

Albin

Ujin për njohjen e Kosvës ia shtine përfundi Grekut!

Canës i tregove se filmi kosovar ka mbështetës njerëz që shtetin e ndertojnë mbi rrajët e kulturës së lashtë!

Tash Serbisë i dole guxhë e s’po munden me t’ra shtagë si komandantit, as me t’thanë ‘çuti’!

Veç problemi asht se si të mësohemi ne me realitetin që dhemb, se jemi mësua 20 vjet veç me pohua, bile-bile tue luhat kryet si kali kur i tut mizat, e kurrë jo mos me ditë me thanë!

Kur thuhet e vërteta me nji buzëqeshje mbrapa, asht pushkë me shurdhojcë, ta thotë Çuni ty !

Ec e mos u ndal edhe mos pyet shumë se pa ble s’ke çka shet, e kjo opozita jote kurrë s’kulloti n’libra, e mundohet me shitë byk n’vend t’mendëve!

Fola, se m’ka djegë dielli i Shqipnisë e s’po muj me nejt as n’bark as n’shpinë!

“Prej nji deti n’tjatrin det”,

korrik 2021








BURIMI I LAJMIT

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related post

Contact Us