• July 30, 2021
 Aksident në aksin Lezhë-Milot/ Përplasen tre automjete, plagoset një kosovar (Pamjet)


Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Milot gjatë mëngjesit të sotëm.

Tre automjete janë përfshirë në një aksident nga ku është plagosur një shtetas kosovar.

Ai është dërguar drejt spitalit rajonal të Lezhës, ndërsa nuk dihet nëse është jashtë rrezikut për jetën. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për shkaqet e aksidentit.