• July 23, 2021
 16 vjeçari vret shokun me sëpatë


Një ngjarje e rëndë ka tronditur Singaporin, ku një djalë 16 vjeç ka goditur për vdekje me sëpatë shokun e tij 13 vjeç, në një banjë në shkollën ku ata vijonin mësimet.

Oficerët policor në Singapor konfirmuan se kishin pranuar një thirrje se është gjetur një trup i mbuluar në gjak në banjo të shkollës, raporton BBC.

Ndërkohë që, nxënësit e tjerë kishin pohuar të kenë parë një nxënës të shëtitej me sëpatë në shkollë, pak minuta para se vrasja të ndodhte.

Autoritetët kanë bërë të ditur se, tashmë i arrestuari ka qenë më parë një pacientë në një institucion të shëndetit mendor, pasi në vitin 2019 kishte tentuar të vriste veten.

Gjithashtu, nga gjykata është bërë e ditur se i njëjti për shkak të vrasjes së rëndë mund të rezulotojnë në dënim me vdekje.

Ministria e Arsimit ka bërë të ditur se po punon ngushtë me policinë për të zbardhë këtë rast të rëndë që ka tronditur tërë vendin.

Tutje, dhuna në Singapor është e rrallë, madje ky vend ka nivelin më të ulët të krimeve në botë./21Media



BURIMI I LAJMIT

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related post

Contact Us