• July 30, 2021
 Vllaznia vijon përgatitjet për sfidën me AEL-in, në Qipro ka debate për orarin



Pas kualifikimit të bujshëm me përmbysje ndaj Siroki Brijeg, Vllaznia vijon përgatitjet për t’u përballur me qipriotët e AEL Limasolit në turin e dytë eliminator të Conference League, teksa optimizmi në kampin shkodran është mjaft i lartë.

Futbollistët kuqeblu, bashkë me stafin teknik dhe delegacionin që do të shoqërojë skuadrën drejt Qipros, kanë kryer pasditen e sotme edhe tamponët e koronavirusit, ashtu siç parashikon edhe protokolli i miratuar nga UEFA, ndërsa nisja drejt Limasolit është parashikuar të bëhet mesnatën e të martës.

Për këtë sfidë shkodranët do të kenë trajnerin Brdaric në pankinë dhe mesfushorin Ardit Krymi para mbrojtjes, pasi të dy kanë shlyer pezullimin me një ndeshje për shkak të ndëshkimit me karton të kuq.

Ndërkohë në Qipro vijon të ketë debat mbi orarin e zgjedhur nga klubi i AEL-it, që ka vendosur zhvillimin e ndeshjes në orën 17:30 (16:30 ora lokale shqiptare), ndërkohë që temperaturat pritet të jenë mjaft të larta.

Shumë kanë akuzuar se ky orar është vendosur nga AEL-i për të përfituar një avantazh ndaj kundërshtarit, megjithatë drejtuesit e klubit qipriot kanë reaguar, duke thënë se gjithçka është bërë për shkak të problematikave me stadiumin.



Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related post

Contact Us