• July 23, 2021
 Tottenham merkato tek Atalanta, Paratici fiton garën me Atleticon



Atletico Madrid apo Tottenham? Dy klubet e njohura ndodheshin në garë për shërbimet e Pierlugi Gollini, portieri i Atalantës në Serie A.

26-vjeçari ka vendosur të provojë një aventurë larg Italisë, dhe e ardhmja e tij duket se është Premier League.

Gazetari italian, Gianluca Di Marzio shkruan se “gardiani” italian do të transferohet në ishull te Tottenham.

Drejtori i ri sportiv i Spurs, Fabio Paratici ka arritur akordin me Atalantën. Detajet e transferimit nuk bëhen të ditura, teksa zikaltrit kërkonin 17 milion euro për ta lënë të lirë Gollinin.





BURIMI I LAJMIT

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related post

Contact Us