• July 30, 2021
 Refuzuesi i vaksinave pendohet që nuk e mori atë pasi infektohet me virusin


Një refuzues i vaksinave Covid-19, “vështroi vdekjen me sy” ndërsa vinte me frymëmarrje të çrregullt në spital pasi kapi virusin.

Abderrahmane Fadil, 60 vjeç, u dërgua në spitalin Bradford Royal Infirmary në fillim të këtij muaji duke pësuar frymëmarrje të çrregullt nga COVID-19, shkruan BBC përcjell Gazeta Shneta.

Babai i dy fëmijëve tha që refuzimi i ftesës drejt vaksinimit në shkurt ishte “gabimi më i madh” i jetës së tij.

Ai ka falënderuar stafin e NHS për shpëtimin e jetës dhe i nxitë të tjerët të vaksinohen.

“Unë kurrë nuk do ta harroj kur ndihmësmjekët po më zbresin nëpër shkallë dhe fëmijët e mi po qanin dhe më shikonin”, tha pacienti Fadil.

“Unë u dërgova direkt për trajtim me oksigjen”.

“Kam rënë në nivele të oksigjenit sepse nuk mund të merrja frymë. Unë po mendoja për vdekjen. Kjo është më e afërta që më vie ndërmend. Unë po e shikoja vdekjen me sy,” tha ai.

Pacienti Fadil, kaloi nëntë ditë në spital pasi u sëmurë dy javë më parë nga COVID-19.

Ai hodhi poshtë një vaksinë të koronavirusit kur iu ofrua për herë të parë në muajin shkurt.

Konsulenti i fushës respiratore në NHS, Dr. Tanveer Khalid, pjesë e ekipit përgjegjës për kujdesin e z. Fadil, tha se ai kishte qenë “shumë me fat” për të mbijetuar.

Shumica e pacientëve të sëmurë me Covid që kemi në pavijonet tona janë këtu sepse ata kanë refuzuar vaksinën“, tha ai. /Gazeta Shneta/



burimi i lajmit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related post

Contact Us