• July 28, 2021
 PD mbetet sot Parti e Pareformuar dhe per momentin – Parti Anarkiste



Në Kuvendin e PD të organizuar një ditë më parë u pa se Partia Demokratike do të vazhdojë rrugën e saj të ngjashme me rrugën që ka bërë në të kaluarën nën drejtimin e Berishës, rrugë e cila i shkaktoi Shqipërisë shumë pasoja negative midis të cilave edhe shkatërrimin e shtetit shqiptar në `97. Partia Demokratike e krijuar me ngut nga Ramiz Alia ashtu sikundr edhe tre Partitë e tjera (pra dy të majta e dy të djathta), me qëllim që ti tregonin botës dhe Europës se në Shqipëri po vendosej Demokracia perëndimore, u drejtua nga një ish sekretar Partie i spitalit, njëlloj si dhe tre partitë e tjera drejtues të të cilave u vendosën besnikë të PPSH.

Qëllimi i drejtuesve të PPSH në ato momente kur sistemi komunsit u shkatërrua, muri i Berlinit, ra (dhe më e frikshmja për ta ishte pushkatimi i Çausheskut), qëndronte në kalimin në një sistem tjetër, atë demokracisë perëndimore në aparencë, por në fakt kërkonte një ndalim të hakmarrjes nga klasat e persekutuara, dhe një zbatim të propozimeve të Katovicës që kërkonin mbajtjen në pushtetin e ri, të ish-komunistëve dhe të drejtuesve të tjerë, duke shpërndarë pasurinë e popullit të grumbulluar tek ky kontigjent njerëzish të besuar. Dhe kështu ndodhi më pas, e gjatë gjithë këtyre viteve.

Pavarësisht se PD dhe drejtuesi i saj u përkrah në fillim fuqimisht nga SHBA, pavarësisht se u bënë ligje të reja, pavarësisht se PD përkrahu kërkesën e rinisë dhe të shumicës së popullatës për tu integruar në Europë me parrullën sinjifikative -`E duam Shqipërinë si gjithë Europa`, një nga ligjet, ai i pronës 7501 (I miratuar nga të dy partitë më të mëdha të asaj kohe PS dhe PD), shkaktoi e po shkakton probleme dhe pakënaqësi të thella në pronarët e vërtetë të tokave. Madje Camdesy Drejtuesi i BB në 1993, insistoi në një takim me presidentin Berisha të asaj kohe që `të mos krijohen probleme të reja me pronat, por të zgjidhen problemet e vjetra`. Ndodhi e kundërta, ndoshta nga pa-aftësia qeverisëse ose ndoshta edhe qëllimisht.

E parë në retrospective, drejtimi i shtetit nga PD në të gjitha periudhat, pati një ngjashmëri të thellë me shtetin utopik të Bakunin-it, pra të një shteti anarkik , ku ligjet nuk zbatoheshin, ku turma njerëzish të ardhur nga veriu e jugu zaptuan tokat në bregdet dhe në qytetet e mëdha, ku u bënë ndërtime pa leje, ku zonat që përfituan nga lehtësirat që u krijoi PD për të marrë toka dhe për të mos paguar taksa e tatime të votonin politikisht PD, ku korrupsioni dhe mitmarrja gëluan në të gjitha sektorët drejtues qëndrorë dhe lokale, ku për shkak të mungesës së kontrollit dhe zbatimit të ligjit ndodhën firmat piramidale dhe filloi të kultivohej droga, ku u vendosën në drejtimin e pushtetit local e qëndron drejtues militant e të pa-aftë; pra e gjithë kjo anarki konstitucionale dhe ligjore shkaktoi kolapsin e tmerrshëm të shtetit, kolaps i padëgjuar dhe i ngjashëm me një revolucion anarkist, i cili nuk është dënuar ligjërisht dhe është harruar qëllimisht edhe në ditët e sote.

Me faj të madh janë dhe qeveritë socialiste të cilat nuk arritën të stabilizojnë vëndin, dhe vetëm në ditët e sotme sigurisht me ndihmën e SHBA dhe më pak të BE, qeveria shqiptare po përpiqet të vendosë në binarë shtetin shqiptar të dëmtuar rëndë nga shteti anarkik i iniciuar nga Berisha dhe i pa rregulluar nga PS.

Sot në Kuvendin e PD, kjo parti përsëri nuk analizoi fajet dhe gabimet e bëra, nuk paraqiti asnjë Projekt apo Program real më të mirë se Maxhoranca me të cilin do të mund të fitojë qoftë në zgjedhjet locale qoftë në zgjedhjet e ardhëshme, pra nuk u reformua. PD nuk reagoi ndaj nxjerrjes non-gratta nga SHBA të `Usta të Paudhit`. E gjithë struktura politike e PD u mbështet tek filosofia politike e Berishës e tipit nazist, filosofi e vazhduar me këmbëngulje gjatë gjithë kohës në drejtim të PD por edhe në aparencë, gjatë gjithë kohës edhe jashtë funksioneve drejtuese të PD.

Kjo filozofi bazohet tek Main Kampf i Hitlerit: “ “Kurrë mos e lejo popullin të qetësohet; kurrë mos e prano një humbje apo gabim; kurrë mos prano se mund të ketë diçka të mirë te armiku yt; kurrë mos e lerë dhomën për një alternativë; kurrë mos e prano fajësinë; koncentroju në një armik, në një kohë, dhe fajësoje atë për çdo gjë që shkon keq; njerëzit besojnë një gënjeshtër të madhe më shpejt sesa një gënjeshtër të vogël“. James Murphy, Përkthyesi i librit të Hitlerit, Mein Kampf në anglisht-komenton se esenca e filosofisë politike të Hitlerit ishte `Gënjeshtra e madhe` apo `Big Lie` që u përdor gjatë luftës së 2 botërore nga media naziste, por dhe më vonë nga politikanë e shtete të tjera.

E bazuar në këtë filosofi, edhe pinjolli i Berishës, Basha, përdor `Big Lie`, dhe vazhdon të fajësojë kundërshtarin për gabimet dhe pa-aftësitë e veta duke u munduar tu mbushë mëndjen popullit opozitar dhe përkrahësve në Kuvendin Kombëtar se …zgjedhjet ishin të manipuluara, se.. u bë massakër zgjedhore, se…qeveria e maxhorancës është bandë….. se vetting është i manipuluar, etj, etj. Pra filosofi politike tipike naziste e vitit 2021 e cila mohon çdo gabim të sajin dhe mohon çdo sukses të kundërshtarit.

Por a mund të fitohet me këtë filosofi sot, kur SHBA dhe BE po përkrahin fuqimisht Maxhorancën, po shkruajnë se zgjedhjet ishin normale, se populli e pranoi rezultatain, se vetting po jep rezultate, se vëndi është i stabilizuar dhe i qetë megjithë dy katastrofat e mëdha natyrore-Tërmeti dhe Pandemia, se po punohet në të gjithë sektorët?

Atëhere Usta i Paudhi (ose Avokati i Djallit), tha në Kuvëndin Kombëtar të Opozitës se ka korrupsion masiv dhe vjedhje, se ka narkoshtet apo partishtet. Sigurisht problemet po egzistojnë, por kryesosrja është se Ligji po funksionon, se çdo person drejtues i kapur apo i dyshuar do dalë para ligjit.

Vettingu e ka filluar dhe po e vazhdon me gjykatës e prokurorë, kurse SPAK po e fillon dhe vazhdon me procedimet penale të drejtuesve lokalë dhe qëndrorë të Maxhorancës. Përse e filloi SPAK me goditjen ndaj disa drejtuesve të korruptuar të Maxhorancës? A nuk ka patur Opozita në të kaluarën korrupsion dhe hajdutllëk e shkelje ligjesh nga ish drejtuesit? Sigurisht madje ka qënë massive dhe alarmante. Është normale që duhet filluar nga e majta, sepse po filloi nga e djathta do te dukej SPAK-u si sigurimi i shtetit. SHBA po e mbështet fort luftën anti-korruspion dhe Vettingun.

Sidoqoftë në Kuvendin Kombëtar të PD u përdor gjithashtu `Big Lie` nazist në një formë më të sofistikuar: me duartrokitje frenetike për udhëheqësin e dështuar, për fitorjet e mëdha, për Projektin e madh `Rama ik` – në vënd të një Projekti dhe Programi real për të fituar zgjedhjet.

Aq sfaçiato ishte kuvëndi sa që nuk u lejua një nga kandidatët për Kryetar Partie, aq sa dhe `radikalisti` Mark Marku, hodhi dyshime për vlerat e Kuvendit, aq sa dhe M. Rexhvelaj u largua nga Partin Demokratike sepse nuk mund të rrijë me njerës jo normal në atë Parti (Shpërthen keq zyrtarja, njofton largimin nga Partia Demokratike: Nuk eci me njerëz pa moral, rrugët tona ndahen këtu – Politike (sot.com.al)).

Në përfundim mund të shohim se PD mbetet e pareformuar dhe me veprimet apo me idetë anarkiste-berishiane që ka ndërment vazhdon për momentin të mbetet një Parti e së Keqes në Shqipëri e cila po pengon Shqipërinë të integrohet.





BURIMI I LAJMIT

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related post

Contact Us