• August 1, 2021
 “Nxirrini punëtorët”/ Pronarët e bizneseve grumbullohen para komisariatit Vlorë, lirohen personat që vendosën himnin kombëtar nëpër lokale në shenjë protestë kundër orës policore




Protesta e djeshme e bizneseve në Vlorë, përgjatë Lungomares u shoqërua me tensione, pasi policia shoqëroi tre persona, mes tyre edhe një grua.

protesta vlore

Pronarët e bizneseve kanë qëndruar për orë të tëra derisa tre personat janë lënë të lirë.

“Nxirrni punëtorët dhe të ikim”, thanë pronarët e bizneseve, të cilët ishin mbledhur pranë komisariatit.

Kujtojmë që mbrëmjen e djeshme në të gjitha lokalet në Lungomares në Vlorë në shenjë protestë kundër orës policore pas orës 22:00, në vend të muzikës u vendos Himni Kombëtar.

Protesta ndryshe e bizneseve në Vlorë, në vend të muzikës vendosin në sfond himnin kombëtar. Kërkojnë ndryshimin e orës policore on Vidnews.

© Panorama.al





Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related post

Contact Us