• August 1, 2021


Bëhet fjalë për Lulzim Jasharin, konkurrent në sezonin e parë të programit, i cili përfundoi i shoqëruar në polici.

Ish-konkurrenti u akuzua për përhapje të panikut pasi në profilin e tij në Instagram ku ndiqet nga më shumë se 140 mijë njerëz publikoi një video pa fakte se gjoja ka të helmuar nga uji edhe në Ferizaj teksa ka bërë thirrje për kujdes.

Kjo erdhi pas një numri të madh të helmimeve në qytetin e Deqanit dhe përhapja e lajmit nga Luli kishte përhapur panic tek bashkëqytetarët e tij.

Menjëherë pas, ai është lokalizuar nga Policia e Kosovës, bashkë me një person tjetër teksa me urdhër të prokurorit pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

Përhapja e panikut është vërejtur edhe në ujësjellësin e Ferizajt të cilët kanë pranuar një numër të konsiderueshëm të telefonatave nga qytetarët e shqetësuar ndonëse uji është sipas të gjithë parametrave të cilësisë.

 




BURIMI I LAJMIT

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related post

Contact Us