• July 24, 2021
 Nandez kërkon largimin nga Cagliari, gjithmonë e më pranë Interit



Nahitan Nandez është gjithmonë e më pranë Interit. Mesfushori uruguaian në pronësi të Cagliarit, u ka kërkuar drejtuesve të klubit sard shitjen gjatë merkatos së verës, duke afruar edhe më shumë operacionin e transferimit të Milano.

Nga ana tjetër menaxheri i tij pati një takim me Marottën dy ditë më parë, ku mësohet se kanë arritur një akord paraprak për të nënshkruar një kontratë 4-vjeçare, me një pagë prej rreth 23 milionë euro në sezon.

Nandez pëlqehet shumë nga Inzaghi, pasi di të përshtatet mirë në të gjithë rolet e mesfushës, përfshi këtu edhe atë të krahut të djathtë, vend i lënë bosh te zikaltrit nga shitja e Achraf Hakimit.

Momentalisht problem është çmimi i lartë që pretendon Cagliari, plot 36 milionë euro, ndërsa te Interi janë gati të përfshijnë në marrëveshje edhe emra si Nainggolan, Pinamonti e Dalbert, për të ulur sa më shumë pjesën kesh të pagesës.

Megjithatë lëvizja që ka bërë vetë mesfushori, duke u bërë të qartë sardëve se dëshiron të largohet, mund të lehtësojë ndjeshëm negociatat dhe të bëjë që Nandez të përfundojë në Milano brenda muajit korrik, për të nisur përgatitjet nën urdhrat e Simone Inzaghit.



Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related post

Contact Us