• July 30, 2021
 Lekaj: Shkarkimet e bordeve puro politike dhe sikur në sistemin komunist



Deputeti nga AAK Pal Lekaj theksoi se ajo që po ndodhë me shkarkimet e të gjitha bordeve është puro politike.

Në seancën sotme ku u shqyrtua rekomandimi për shkarkimin e bordit të ARH-së, deputeti Lekaj theksoi se këto shkarkime nuk janë të bazuara në argumente, prandaj, sipas tij kjo mënyrë e shkarkimit ka ndodhur vetëm në sistemin komunist.

“Ajo që po ndodhë me shkarkimet mendoj se është puro politike dhe nuk po bazohen në argumente dhe nuk e keni dëshmuar për asnjë bord që keni argumente për shkarkimin e tyre. Po shkoni në mënyrë paushallë dhe pothuajse të gjithë ata që kanë punuar janë të këqij dhe nuk janë profesionist.

Kjo nuk ka ndodhur asnjë herë përpos në sistemin komunist. Ajo që mund të them, është se nuk qëndron asnjë argument që dëgjuam nga deputetja (Fitore Pacolli). Sepse thuhet që janë 214 të kyçur ilegalisht nuk qëndron. Thuhet që nuk ka sinjalizim në hekurudhat e Kosovës, as kjo nuk qëndron”, tha ai.





BURIMI I LAJMIT

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related post

Contact Us