• July 30, 2021
 Kurti: Sot kujtojmë të rënët, por edhe të gjallët në masakrën e Rahovecit



Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka shkruar lidhur me masakrën e Rahovecit, të ndodhur 24 vite më parë.

Kurti tha se për disa ditë me radhë u ekzekutuan, u morën peng e u zhdukën me dhunë shumë shqiptarë civilë në mënyrë arbitrare nga ofensiva e forcave serbe.

Kryeministri Kurti tha se ushtria, policia e paramilitarët serbë vazhduan tutje duke masakruar fëmijë, gra e pleq të strehuar në Teqenë e Shën Myhedinit.

I njëjti theksoi se sot kujtohen të rëndët, por edhe të gjallët e kësaj masakre.

Postimi i plotë:

Kujtojmë Masakrën e Rahovecit

Sot u bënë 23 vite nga ofensiva e forcave serbe në Rahovec e javës së 19 korrikut të vitit 1998. Për disa ditë me radhë u ekzekutuan, u morën peng e u zhdukën me dhunë shumë shqiptarë civilë në mënyrë arbitrare.

Ushtria, policia dhe paramilitarët serbë vazhduan tutje duke masakruar fëmijë, gra e pleq të strehuar në Teqenë e Sheh Myhedinit.

Vranë profesorë. Morën peng civilë. E në fund hapën dy gropa të mëdha ku i varrosën një pjesë të shqiptarëve të vrarë gjatë kësaj ofensive. 150 persona kanë mbetur të vrarë, edhe 10 persona janë ende të pagjetur.

Andaj sot kujtojmë të rënët por edhe të gjallët e kësaj masakre. Ata që na lanë, e ata që mbijetuan për të treguar tmerrin e përjetuar, dhe që akoma e bartin mallin e më të dashurve të tyre që më nuk janë, si dhe të atyre që nuk e dijnë se ku janë.





BURIMI I LAJMIT

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related post

Contact Us