• July 30, 2021
 Kisha e Shën Thanasit po degradon



Reshjet e ditëve të fundit kanë dëmtuar kishën e Shën Thanasit në Voskopojë. Çatia ka rënë, ndërsa janë degraduar edhe strukturat mbajtëse.

“Për shkak të reshjeve është shembur pjesa veriore e kishës, e cila është në gjendjen SOS. Çatia është shembur gati në masën 30% për sa i përket masës së sipërfaqes mbuluese”.

Ndërhyrjet e pjesshme nuk kanë mundur të shpëtojnë nga rrënimi kishën 300-vjeçare. Projekti për restaurimin e plotë të objektit është në pritje të financimit.

“Gjithë pjesa e çatisë të zëvendësohet komplet lënda drusore, shtresa mbuluese dhe termoizoluese dhe më pas të shihet mundësia e zëvendësimit të rrasave të dëmtuara”.

Nëse nuk ndërhyhet rrezikojnë të dëmtohen edhe pikturat murale.

“Rrezikojmë që e gjithë lagështira, në qoftë se do të kemi reshje në ditët në vijim siç është parashikuar, por edhe një Vjeshtë të lagësht, rrezikon që piktura murale të laget e gjitha dhe të kemi lagështirë e cila më vonë sjell dëme të pariparueshme”.

Kisha e Shën Thanasit e ndërtuar në vitin 1721 në formën e një bazilike është një nga objektet më të rëndësishme të periudhës postbizantine. Ajo dallohet për kompozimin arkitekturor të larmishëm dhe zbukurimet me afreske të cilat janë ruajtur në gjendje të mirë.





BURIMI I LAJMIT

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related post

Contact Us