• July 23, 2021
 Interpelanca kundër shqipes së Xhaferit në PE, VMRO-DPMNE-ja me përpjekje të dytë


Grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së i është përgjigjur kthimit mbrapa të interpelancës kundër kryeparlamentarit Talat Xhaferi për fjalimin në gjuhën shqipe në Parlamentin Evropian.

“Kemi dhënë përgjigje në njoftimin për sa i takon interpelancës së kthyer për punën e kryetarit të Kuvendit”, bëri të ditur koordinatori i grupit parlamentar, Nikolla Micevski.

Xhaferi e ktheu mbrapa interpelancën duke u thirrur në nenin 136 të Rregullores së Punës së Kuvendit dhe kjo sipas Micevskit është e pabazë dhe kundërshtim me Regulloren.

“Treguam se interpelanca dhe forma e saj janë të vetmet ndaj të cilave nuk zbatohen dispozitat të cilat kanë të bëjnë me propozim ligj siç është potencuar në vetë kërkesën, gjegjësisht nuk thirren në nenin 135 të Rregullores. Neni 136 ka të bëjë me parashtrim të propozim ligjeve, kurse interpelanca dhe forma e saj nuk janë propozim ligje”, tha më tej Micevski, transmeton TV21.

Interpelancës i është bashkëngjitur edhe deputetët e “Të majtës”, ndërkaq ajo vjen pasi:

– Xhaferi në Parlamentin Evropian mbajti fjalim vetëm në gjuhën shqipe,
– Mënyra e zbatimit të gjuhës shqipe dhe
– Mënyra e votimit të deputetëve në Kuvend./TV21



BURIMI I LAJMIT

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related post

Contact Us