• July 28, 2021
 Emir Sahiti rikthehet me shkëlqim te Hajduk Split!



Emir Sahiti zhvilloi një sezon të jashtëzakonshëm në Kroaci me fanellën e Sibenikut. 22 vjecari jo vetëm që gjeti vahzdimësi por ishte lojtari më i mirë i skuadrës dhe me performancat e tij të pasuruara edhe me 7 gola bëri që të shpallej me të drejtë lojtari i ri më i mirë i ligës kroate dhe futbollisti më i mirë i skuadrës, teksa Sibeniku e mbylli në vendin e 6-të dhe për herë të parë në histori fitoi në transfertë ndaj Dinamos së Zagrebit. Pas përfundimit të sezonit Hajduku i Splitit që zotëronte dhe kartonin e riktheu menjëherë në skuadër, kësaj rradhe me synimin për t’i dhënë një rol të rëndësishëm dhe duket se në javët e para Sahiti po ja shpërblen në maksimum besimin.

Trajneri suedez Gusstafson e ka në planet e tij dhe shqiptari ka shfaqur një fromë të admirueshme. Në ndeshjen e javës së parë të kampionatit ndaj Lokomotivës dhuroi një asist teksa mediat në Kroaci e kanë vlerësuar me notën 8.1, duke qenë lojtari më i mirë i ekipit të vetë. Karriera e ish lojtarit të përfaqëseuses shqiptare të 21 vjeçarëve po vjen në rritje dhe nëse vijon me këto performanca atëherë e ardhmja mund të jetë pse jo në ligat kryesore europiane, teksa edhe thirrja e Edy Rejës duket se është vetëm çështje kohe.



Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related post

Contact Us