• July 28, 2021
 Duke qarë dhe me temperaturë të lartë, Eliona Pitarka tregon momentet më të vështira pas lindjes së vajzës


Në muajin mars, aktorja Eliona Pitarka  solli në jetë një vajzë, të cilën e pagëzoi me emrin Gala. Që nga momenti i lindjes Eliona nuk është rezervuar dhe ka ndarë me ndjekësit foto të ndryshme të vogëlushes, ndonëse për jetën e saj private ajo është treguar në përgjithësi e rezervuar.

Tashmë, Gala është kthyer në personazhin kryesor të jetës së saj me të cilën kalon 24 orë në ditë dhe në “Instagram” na kënaq sytë me poza të vogëlushes, që na shkrin zemrat me ëmbëlsinë e saj.

Mirëpo, të gjithë e dimë që jo gjithçka është siç duke, ose të paktën jo të gjitha tregohen në rrjete sociale.

Megjithëse ishin ditët më të bukura, muaji i parë i lindjes së Galës ishte po ashtu për Elionën më i vështiri. Këtë e ka treguar vetë aktorja në “InstaStory, teksa ka publikuar një foto të momenteve të saj më të këqija, ku shfaqet duke qarë.

“Këtu kam qenë duke qarë. Kisha një javë me temperaturë 40. M’u bllokua gjiri. Ka qenë muaji i parë. Po, kam vuajtur muajin e parë goxha. Mora antibiotikë”, rrëfehet ajo si kurrë më parë.





Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related post

Contact Us