• August 1, 2021
 Drejt Kosovës me armë me vete, arrestohet 56-vjeçari shqiptar


Një 56-vjeçar nga Shqipëria është arrestuar në Kosovë, pasi në makinën me të cilën po udhëtonte iu gjet një armë me fishek.

Shtetasi me iniciale Sh.C. u kap në flagrancë, në Vërmicë dhe u shoqërua në komisariat për hetime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Policia Kufitare arreston një të dyshuar për “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës.
Me datë 19.07.2021 Policia e Kosovës, në këtë rast PKK Vërmicë gjatë punës policore ka ndaluar për kontroll të vijës së dytë një automjet me targa të Republikës së Shqipërisë, të cilin e drejtonte i dyshuari SH.C. (1965), shtetas i Republikës së Shqipërisë.

Gjatë kontrollimit të hollësishëm nga zyrtarët policor në PKK Vërmicë, në sirtarin (fiokën) para ulëses së pasagjerit është gjetur një armë e tipit TT e cila kishte në karikator shtatë (7) fishekë te cal 7.62 mm.

Personi i dyshuar është shoqëruar në SPK-Vermicë dhe është kontaktuar prokurori kujdestar, me urdhër të të cilit arma dhe municioni (fishekët) janë konfiskuar si dëshmi materiale.
Përsoni i dyshuar është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit dërgohet në qendrën e ndalimit.


Top Channel





Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related post

Contact Us