• July 23, 2021
 Blero feston datëlindjen, bashkëshortja i uron fjalët më të ëmbla: Heroi im!


Blerim Muharremi, i njohur me emrin e artit si Blero feston sot 43-vjetorin e lindjes. Mes shumë urimeve në këtë ditë sepeciale, atë më të veçantin Blero e mori nga bashkëshortja e tij Afrona Dika. Kjo e fundit ka ndarë në Instagram dy foto të çiftit nga dita e martesës dhe i ka dedikuar partnerit fjalët më të ëmbla.

“Gëzuar ditëlindjen burrit më të adhuruar, të kujdesshëm dhe zemërmirë në planet. Të dua shummm my partner, my hero, my everything. PS: Jam shumë krenare për ty”, shkuan Afrona në urimin e saj.

Para disa javësh u përfol se Afrona Dika ishte në pritje të ëmbël e se do të sillte së shpejti në jetë një bebush. Mirëpo më vonë “Prive” mësoi se ky lajm nuk ishte i vërtetë dhe këtë gjë e bëri të ditur vetë Afrona. Madje ajo tregoi se ata si çift nuk e kanë në plan për momentin që të bëhen prindër. Ata vazhdojnë të jetojnë larg njëri-tjetrit për shkak të angazhimeve profesionale dhe kjo gjë e bën akoma më të vështirë lidhjen e tyre. Blero mendon që të shpërngulet për të jetuar në Zvicër pranë Afronës dhe sapo kjo të ndodhi, dyshja do të nisin planet për zgjerimin e familjes.





Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related post

Contact Us