• July 30, 2021
 Bardhi mund të largohet nga Levante


Mesfushori shqiptar Enis Bardhi ka gjasa të mëdha të largohet nga skuadra e Levantes gjatë kësaj vere.

Mediumet spanjolle, kanë raportuar se drejtuesit e klubit nga La Liga janë të gatshëm ta shesin Bardhin, nëse marrin një ofertë prej 15 milionë eurosh.

Bardhi, që konsiderohet njëri prej lojtarëve kryesor të Levantes, tashmë i është bashkuar ekipit në fazën përgatitore për sezonin e ri.

Te Levante, duhet patjetër të shesin lojtar për shkak të ferplejit financiar dhe janë të detyruar ta sakrifikojnë Bardhin.

Klubi ka nevojë të bëjë një shitje të lojtarit deri në 16 milionë euro për të balancuar buxhetin e sezonit të kaluar. Dhe, Bardhi po shihet si zgjidhja ideale për këtë.

Bardhi ishte pjesë e Maqedonisë së Veriut në “Euro 2020” kurse me Levanten ka kontratë deri në vitin tjetër.

© KOHA




Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related post

Contact Us