• July 30, 2021
 Aksident mes një treni dhe automjeti


Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar për një aksident, i cili ka ndodhur dje gjatë pasditës mes një treni transportues dhe një vetureje.

Si pasojë, është lënduar rënë shoferi i veturës.

“Më 18.07.2021, në ora 16.30 është denoncuar se në hekurudhën mes stacionit hekurudhor në Veles dhe Çashkë, më saktë në vendkalimin te fshati Gorno Orizare ka ndodhur aksident trafiku mes trenit transportues i cili ka qenë duke qarkulluar në relacionin Prilep – Trubarevë dhe automjetit “Citroen”, me targa të Velesit me shofer E.P.(46) nga Velesi. Në fatkeqësi, shoferi E.P. ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Qendrën Mjekësore në Veles”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Ekspertizë në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi i Sektorit të Punëve të Brendshme në Veles./TV21



BURIMI I LAJMIT

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related post

Contact Us